“Ukraina njëjtë si Serbia në Kosovë”, debat në “360 Gradë”/ Koloneli i kthehet ish-oficerit: Nuk jam dakord, Rusia…

schedule21:45 - 4 Prill, 2024

schedule 21:45 - 4 Prill, 2024

Nga pikëpamja ushtarake Rusia nuk ka kapacitete”, ishte kjo deklarata e kapiten Artur Meçollarit që ndezi debatin në studion e “360 Gradë”.

Ish-oficeri Dritan Goxhaj bëri një krahasim mes luftës në Kosovës dhe luftës në Ukrainë.

Mirëpo, në një lidhje nga Skype, kolonel Çlirim Toci tha se ka një mendim ndryshe, pasi Rusia gjithmonë ka treguar që është një vend agresor.

Goxhaj: Deri më sot historia ka treguar që rusët nuk kanë qene ata që janë mobilizuar për të pushtuar Europën, po ka qene pjesa europiane që është mobilizuar për të pushtuar Rusinë. Që nga Napoleon Bonapardi, Hitleri… unë e konsideroj Ukrainën çlirim, ju e konsideroni pushtim. Ukraina nisi një fushatë kundër tyre, u mbylli shkollat, u mbylli kishat, të njëjtën gjë bëri dhe Serbia në Kosovë, i mbylli shkollat, i përzuri, filloi t’i vriste dhe ata në Kosovë organizuan lëvizje çlirimtare dhe ata të njëjtën gjë bën dhe luftën për 8 vjet.

Toci: Ka një gjë që unë nuk jam dakord me parafolësin kur bën paralele mes Kosovës dhe Ukrainës. Kam një mendim ndryshe. Po të vish këtu do të ketë mundësi të dëgjojë se kush është Rusia dhe cilat janë sjelljet e Rusisë në lidhje me vendet e Balltikut, me Finlandën, me Poloninë apo dhe me një numër vendesh të tjera lindore. Pra, Rusia gjithmonë ka treguar që është një vend agresor.

Flitet sot që Rusia ka rritur prodhimin e municioneve, raketave, tankeve etj, asgjë tjetër nuk ka bërë Rusia, po mundohet të arrijë nivelet e vitit 2010, po mundohet. Nuk është në gjendje të plotësojë cilësinë e duhur të municioneve dhe sistemeve. Kjo është një luftë e këtyre stoqeve dhe Rusia nuk po bën gjë tjetër veçse po merr stoqet e ish-Bashkimit Sovjetik po mundohet të mbështesë dhe t’i modernizojë veprimet në Ukrainë. Pra, Rusia nuk ka kapacitet për të vazhduar më tej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!