“Ukraina: një krim lufte”/ Çano: Mesazhi i ekspozitës, rezistenca e një populli që nuk mposhtet

schedule17:43 - 29 Shkurt, 2024

schedule 17:43 - 29 Shkurt, 2024

Është hapur në Tiranë ekspozita “Ukraina: Një krim lufte”. E ftuar në “News Line”, në ABC News për të folur më shumë për këtë ekspozitë ishte Eridana Çano, drejtoresha e COD.

Gjatë kësaj interviste në studion e “ABC News”, ajo nënvizoi se ekspozita, është një dëshmi e agresionit rus dhe tregon rezistencën e popullit ukrainas.

Ideja është që këtë ekspozitë ta përhapin edhe në vende të tjera në Europë dhe botë, pra jo vetëm në Ballka. Do të ketë një befasi interesante pasi një nga fotoreporterët e A që gjendeshin në Mariupol gjatë sulmeve kanë përgatitur një dokumentar. Dokumentari do të shfaqet në qendrën COD, do të jepet edhe për studentët, por edhe për një grup të për zgjedhurish që do të kenë takim me fotoreporterët. Ekspozita do të jetë e hapur për rreth një muaj”, u shpreh Cano.

Ajo gjithashtu tregoi se ekspozita iu paraqit edhe Presidentit Volodymyr Zelenskyt gjatë vizitës së tij në Tiranë në Samitin e Sigurisë që u mbajt me 28 shkurt në Tiranë, ndërsa shtoi se ekspozita do të qëndrojë e hapur për gati një muaj.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!