Ukraina prej gati dy muajsh ndodhet nën bombardimet ruse të cilat deri më tani kanë shkaktuar mijëra viktima mes të cilëve edhe fëmijë.
Si pasojë e sulmeve të nisura nga Rusia që nga 24 shkurti e deri janë shkatërruar disa qytete dhe fshatra.
Mediat e huaja kanë publikuar foto nga orët e fundit të luftës, si një mënyrë për të bërë një përmbledhje rreth asaj që po ndodh në Ukrainë.
Nga pamjet shihen njerëz që po largohen, zhvillimin e ceremonive të varrimit për të vrarët, mbledhjen dhe grumbullimin e shisheve boshe për krijimin e bombave molotov, etj.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë shenjë se kur do të marrë fund një gjë e tillë./abcnews.al