Ukraina ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Sirinë

schedule09:33 - 30 Qershor, 2022

schedule 09:33 - 30 Qershor, 2022

Ukraina ka shkëputur lidhjet diplomatike me Sirinë, pasi Damasku ka njohur pavarësinë e rajoneve lindore ukrainase, Donjeck dhe Luhansk.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, njoftoin vendim përmes një postimi në Telegram.

“Nuk do të ketë më marrëdhënie mes Ukrainës dhe Sirisë”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se presioni me sanksione kundër Sirisë, “do të jetë edhe më i madh”.

Donjecku dhe Luhansku, që përbëjnë rajonin e Donbasit janë duke u përballur me luftime të ashpra.  Disa pjesë të Luhanskut dhe Donjeckut, janë nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Moska, prej kur Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!