Ukraina: Moska lë rrugëve kufomat e ushtarëve të vrarë rusë për të mos dëmshpërblyer familjet e tyre

schedule14:33 - 28 Korrik, 2022

schedule 14:33 - 28 Korrik, 2022

Kievi pretendon se Moska po braktis trupat e ushtarëve të rënë në luftë, për të mos dëmshpërblyer familjarët e tyre, sipas la repubblica.

Në një intervistë për Irish Time, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko thotë se rusët po braktisin ushtarët e rënë sepse sipas legjislacionit të tyre, familja e çdo ushtari të vdekur merr shtatë milionë rubla.

Sipas agjencisë Interfax, në mars presidenti Vladimir Putin i tha Këshillit të Sigurimit rus se familjet e ushtarëve të vrarë në të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” në Ukrainë do të merrnin një shumë të madhe prej 7,421 milionë rubla (rreth 121,000 euro) plus një tarifë mujore.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!