Ukraina merr këstin e parë të paketës prej 18 miliardë eurosh nga BE

schedule12:22 - 16 Janar, 2023

schedule 12:22 - 16 Janar, 2023

Ukraina pret të marrë këstin e parë prej 3 miliardë eurosh nga një paketë prej 18 miliardë euroh nga Bashkimi Europian këtë javë, sipas një deklaratë të kryeministrit të  Ukrainës.

Ai falënderoi Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe zëvendëspresidentin Valdis Dombrovskis për marrëveshjen, duke thënë se do të ndihmojë Ukrainën të ruajë më tej stabilitetin e saj makro-ekonomik.

Bashkimi Europian arriti një marrëveshje për të ndihmuar me 18 miliardë euro Ukrainën në një samit muajin e kaluar, mes përshkallëzimit të agresionit rus.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!