Ukraina merr grupin e parë të dronëve nga Letonia

schedule12:47 - 17 Qershor, 2024

schedule 12:47 - 17 Qershor, 2024

Letonia ka dërguar tashmë grupin e parë të dronëve në Ukrainë, si pjesë e koaliconit të dronëve.

Mbretëria e Bashkuar dhe Letonia njoftuan se do të udhëheqin koalicionin e dronëve në shkurt, i projektuar për të furnizuar me shpejtësi Ukrainën me dhjetëra mijëra dronë.

Vende të tjera që i janë bashkuar grupit të kombeve përfshijnë Australia, Kanadaja, Danimarka, Estonia, Polonia, Suedia, Gjermania dhe Holanda. Ministri letonez i mbrojtjes Andris Spruds thotë se koalicioni ka grumbulluar tashmë 549 milion €.

“Hapi tjetër është përdorimi i këtij financimi në mënyrë efektive dhe ne po e bëjmë këtë në disa nivele,” tha ministri i mbrojtjes.

“Një nga nivelet e para është prokurimi kombëtar. Letonia tashmë ka organizuar një grup dronësh dhe ata tashmë janë dërguar.

“Tani ne jemi duke mbledhur grupin e dytë të dronëve, të cilët së shpejti duhet të dërgohen në Ukrainë”.

/abcnews.al