“Ukraina meriton të mbështetet”, Rama: Absurde të mendosh që po ushqejmë konfliktin. Pas luftës, paqe e drejtë

schedule13:51 - 28 Shkurt, 2024

schedule 13:51 - 28 Shkurt, 2024

Rama: Shqipëria është një anëtare krenare e NATO edhe pse e vogël së bashku me partnerët tanë kemi dënuar agresionin dhe kemi bërë gjithcka kemi mundur dhe do vijojmë të bëjmë për të ndihmuar Ukrainën me të gjitha mjetet. Jemi të vetëdijshëm për kapacitetet tona. Jemi të ndërgjegjshëm që ajo për të cilën ka nevojë Ukraina është mbështetja dhe ndihma e më të mëdhenjve e më të pasurve. E shohim me shqetësim që kjo mbështetje ndonjëherë ngecet, sepse shndërrohet në cështje politike të brendshme të një vendi a tjetrit. Por nëse demokracitë kane procedurat e tyre dhe janë më të vështira e komplekse për të punuar dhe për të sjellë rezultate nga ana tjetër kemi një agresor që nuk ndalet për asnjë sekond se godituri dhe për të aneksuar edhe më shumë terroritor. Duke vijuar të shkatërrojë Ukrainën dhe ta bëjë shumë të vështirë jetën normale.

Sigurisht dëgjojmë edhe një ndjenjë fort të trazuar shumë njerëz në mbarë europën që deklarojnë se të ndihmosh Ukrainën, është ajo c’ka po nxit vazhdimësinë e luftës. Ata pretendojnë se ndalja e dhënies së armëve do sjellë paqe, kjo është jo vetëm cinike po dhe absurd. E ndal luftën duke ndalur agresorin. Ja pse dua të përfitoj t’u them të gjithëve se Ukraina meriton të mbështetet dhe ndihmohet për t’i rezistuar dhe për t’u siguruar që cdo paqe që do të vijë pas kësaj lufte të jetë një paqe e drejtë që mbështetet në parimet e planit 10 pikësh te Zelenesky nga të gjitha kombet e bashkësia e tyre.

Një prej gjërave mjaft të rëndësishme që duhet të jetë rezultat që del nga ky makth është miqësia jonë farkëtohet përmes zjarrit. Na lidh dicka tjetër tanimë, në sytë e mi dëshmon sa shumë ka dështuar Putin me planin e tij, sepse në vend që të merremi peng e të qeveriset nga renegat Ukraina po negocion në BE dhe është bërë pjesë nga Ballkani në moldavi etj që janë të gjitha në një rrugëtim për anëtarësim në BE, edhe këtu kemi shumë më tepër të përbashkëta./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!