Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të dielën një kontroll të përbashkët “historik” doganor me Poloninë, duke theksuar se “unitetin e ukrainasve dhe polakëve nuk mund ta thyejë askush”, sipas Reuters
“Ne po vendosim kontroll të përbashkët doganor me Poloninë. Kjo do të përshpejtojë ndjeshëm procedurat kufitare. Do të eleminojë pjesën më të madhe të rreziqeve të korrupsionit.
Por është gjithashtu fillimi i integrimit tonë në hapësirën e përbashkët doganore të Bashkimit Europian. Ky është me të vërtetë një proces historik”.
Vendimi erdhi pas vizitës së presidentit polak Andrzej Duda në Kiev. Duda theksoi gjithashtu unitetin midis dy vendeve pasi ai u bë lideri i parë i huaj që nga pushtimi rus që i drejtohet parlamentit të Ukrainës, Rada.
Zelensky i përshkroi marrëdhëniet ukrainas-polake të pastra dhe të sinqerta. Kjo është një arritje—arritja historike e popullit tonë. Dhe unë dua që vëllazëria midis ukrainasve dhe polakëve të ruhet përgjithmonë.
Ndërsa fola për këtë sot para deputetëve, unitetin e ukrainasve dhe polakëve nuk mund ta thyejë askush, tha ai.”
/abcnews.al

