Ukraina kryen sulme të koordinuara në bazën ajrore ushtarake brenda Rusisë

schedule10:42 - 5 Prill, 2024

schedule 10:42 - 5 Prill, 2024

Ukraina ka kryer “sulme të koordinuara” gjatë natës kundër një baze ajrore ushtarake brenda Rusisë, duke synuar avionët luftarakë rusë, shkruajnë mediat e huaja.

Operacioni, i cili u zhvillua herët këtë mëngjes, përfshinte sulme kundër avionëve luftarakë SU-34, të cilat janë përdorur nga ushtria ruse për të goditur forcat e Kievit brenda Ukrainës, tha burimi ushtarak, duke folur në kushte anonimiteti.

“Aeroporti ushtarak Morozovsk pret aftësi të fuqishme avionësh të shpejtë, SU-34, të cilët nisin sulme mbi trupat ukrainase të vijës së parë. Ky sulm do të pengojë aftësinë e Rusisë për të kryer sulme të tilla në të ardhmen dhe do të lejojë trupat ukrainase të shtyjnë forcat tokësore ruse me një kërcënim të reduktuar të sulmit ajror”, thuhet nga një burim ukrainas.

Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për sulmet kundër aeroportit as nga Ukraina dhe as nga Rusia. Por, ministria ruse e mbrojtjes u citua nga mediat lokale të thoshte se mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 53 dronë ukrainas gjatë natës, shumica e tyre mbi rajonin e Rostovit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!