Ukraina kreu sulmin më të madh, goditi me dronë katër fusha ajrore ushtarake ruse

schedule19:22 - 14 Gusht, 2024

schedule 19:22 - 14 Gusht, 2024

Ukraina kreu një sulm me dron në katër fusha ajrore ushtarake ruse në një operacion gjatë natës, sipas një burimi të sigurisë ukrainase.

Sulmi, i cili kishte në shënjestër bazat ajrore ruse Voronezh, Kursk, Savasleyka dhe Borisoglebsk, synonte të minonte aftësinë e Moskës për të përdorur aeroplanë luftarakë për sulme me bomba rrëshqitëse në Ukrainë, tha burimi për reuters.

Ukraina është ende duke vlerësuar shkallën e dëmit, tha burimi, shkruan skynews.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha më herët se mbrojtja e saj ajrore kishte shkatërruar 117 dronë dhe katër raketa taktike të lëshuara nga Ukraina në disa rajone, përfshirë Kursk.

Sulmi në fushat ajrore vjen ndërsa trupat ukrainase përpiqen të bëjnë përparime të reja në rajonin Kursk të Rusisë. Rusia raportohet se po dërgon rekrutë të rinj për të luftuar në rajonin e Kurskut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!