Ukraina kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

schedule00:35 - 24 Shkurt, 2022

schedule 00:35 - 24 Shkurt, 2022

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba thotë se ai ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me apelin e raportuar të separatistëve pro-rusë drejtuar Rusisë për ndihmë ushtarake. Kremlini thotë se liderët separatistë të Donetskut dhe Luhanskut u kanë kërkuar forcave ruse të hyjnë në rajonet e tyre të shkëputura në Ukrainën lindore për të “ndihmuar në zmbrapsjen e agresionit nga forcat e armatosura dhe njësitë e Ukrainës”.

Më herët Kuleba shkroi në Twitter se Rusia kishte evakuuar stafin e turnit të natës në një fabrikë të madhe kimike në Krime. Ai tha se evakuimi i uzinës ishte një përgatitje e mundshme për një provokim të organizuar nga Rusia raporton “BBC”.

“Moska duket se nuk ka kufij në përpjekjet për të falsifikuar pretekste për agresion të mëtejshëm,” shkroi ai.  / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!