Ukraina ka publikuar shifrat e përditësuara të humbjeve ushtarake ruse që prej fillimit të Luftës Rusi-Ukrainë, 24 shkurt. Sipas zyrtarëve ukrainas, ushtria e tyre ka vrarë rreth 32 mijë ushtarë rusë.
Kjo është bërë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, sipas la repubblica.
Rreth 31,250 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit. Në përditësimin e saj për humbjet e deritanishme të Moskës, ushtria ukrainase tha se ka rrëzuar 213 avionë ushtarakë, 176 helikopterë dhe 551 dronë pas 103 ditësh konflikti.
Për më tepër, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 1,386 tanke ruse, 3,400 automjete të blinduara, 125 raketa dhe 13 anije.
/abcnews.al