Forcat e Armatosura të Ukrainës pretendojnë se kanë vrarë 350 ushtarë rusë në 24 orët e fundit, shkruan la Repubblica.
Lajmi është bërë nga shtabi i përgjithshëm i Kievit, sipas të cilit Moska ka humbur gjithsej 52,250 ushtarë që nga fillimi i luftës. Gjithashtu ushtria ukrainase pretendon se ka shkatërruar gjithsej 2136 tanke, 4584 automjete të blinduara dhe 1259 armë.
Ukrainasit duket se po rimarrin territore të gjëra në lindje të vendit pasi u pushtuan nga rusët gjashtë muaj më parë. Kundërofensiva e nisur disa ditë më parë po vijon dhe tashmë sipas raportimeve të para ushtria ukrainase është futur në qytetin e Izyumit, një kryqëzim i rendësishëm për rrjetin hekurudhor të zonës.
/abcnews.al