Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina: Kemi vrarë 17,000 ushtarë rusë që nga fillimi i luftës, shkatërruam mijëra mjete

schedule16:37 - 29 Mars, 2022

schedule 16:37 - 29 Mars, 2022

Ukraina ka bërë përditësimin e saj të fundit mbi numrin e humbjeve që ka pësuar Rusia që nga fillimi i luftës.

Autoritetet ukrainase pretendojnë se 17,200 trupa ruse janë vrarë dhe 1,710 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar.

Pajisjet e tjera ushtarake që janë shkatërruar përfshijnë, 127 avionë, 129 helikopterë, 597 tanke dhe 1,178 automjete.

NATO vlerëson se deri në 15,000 trupa ruse janë vrarë që kur Moska filloi pushtimin e saj, shkruan Sky News.

Megjithatë, në fund të javës së kaluar, Rusia pretendoi se më shumë se 1300 ushtarë të saj kishin vdekur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!