Ukraina: Kemi rrëzuar 4 avionë dhe 3 helikopterë brenda një dite, ushtarët rusë s’janë mirë psikologjikisht

schedule08:55 - 14 Mars, 2022

schedule 08:55 - 14 Mars, 2022

Shtabi i Forcave të Armatosura të Ukrainës deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit ka goditur katër avionë, tre helikopterë dhe disa avionë pa pilot që i përkasin forcave ruse.  Sipas autoriteteve  ukrainase forcat ruse nuk kanë bërë asnjë përparim në terren.

Forcat ruse janë fokusuar në “konsolidimin dhe ruajtjen e kufijve të pushtuar më parë”, shkruan BBC. Zyrtarët ukrainas pretendojnë se “gjendja morale dhe psikologjike” e forcave ruse është në “nivel të ulët”.

Megjithatë BBC thekson se informacionet e dhëna  nga zyrtarët ukrainas nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Lexo edhe:LIVE/ 19 ditë luftime, Ukraina insiston në takim midis presidentëve, Moska zgjeron ofensivën e saj

Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë pritet të zhvillojnë sot një rund të ri bisedimesh për paqe. Dmitry Peskov, negociator i Rusisë dhe sekretar për media i presidentit rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se bisedimet do të zhvillohen përmes video-konferencës.

Mykhailo Podolyak, negociator i Ukrainës dhe këshilltar i presidentit të këtij vendi, Volodymyr Zelensky, e konfirmoi deklaratën e Kremlinit.

Të dielën, Zelensky tha se delegacioni i tij është në bisedime me homologët rusë çdo ditë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!