Ukraina do të zhvillojë stërvitje ushtarake nga data 10 deri në 20 shkurt në përgjigje të stërvitjeve ushtarake ruse në Bjellorusi pranë kufirit verior të Ukrainës, sipas një njoftimi të ministrit ukrainas të mbrojtjes Oleksiy Reznikov.
Reznikov gjithashtu tha se ushtarët ukrainas po kryejnë vazhdimisht stërvitje të ndryshme. Nga 10 shkurti, ata do të fillojnë të përdorin dronët Bayraktar dhe raketat antitank Javelin dhe raketat NLAW.
Vendet perëndimore kanë shprehur frikën se Moska mund të pushtojë Ukrainën, pasi ka vendosur më shumë se 100,000 trupa në kufirin e saj me Ukrainën dhe rreth 30,000 trupa të tjerë në Bjellorusi.
Rusia i ka mohuar akuzat në një deklaratë të lëshuar të premten duke thënë: “Akuza të ngjashme, të pabaza në lidhje me programin bërthamor të Rusisë janë bërë më shumë se një herë”.
/abcnews.al