Ukraina i përgjigjet Rusisë, sulmon me dronë objektivat ruse në Shën Petersburg

schedule09:20 - 19 Janar, 2024

schedule 09:20 - 19 Janar, 2024

Ukraina goditi objektivat në Shën Petersburg të Rusisë gjatë natës. Mësohet se për sulmin është përdorur një dron i prodhimit vendas që fluturoi 1250 kilometra. Kështu ka deklaruar një ministër i qeverisë ukrainase, i cili ka dhënë edhe disa detaje.

Oleksandr Kamyshin, ministri i Industrive Strategjike që mbikëqyr prodhimin e armëve, citohet të ketë thënë në Davos se “mbrëmë ne goditëm objektivin dhe kjo gjë fluturoi saktësisht 1250 km”. Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para të sulmit ukrainas në qytetin e njohur rus, Shën Petersburg.

Ndërkohë, sot autoritetet ruse kanë raportuar se një dron kishte si cak të sulmit kryeqytetin rus, Moskën. Megjithatë, droni u rrëzua nga forcat e mbrojtjes ajrore në qytetin rus Podolsk, pa arritur synimet e saj.

/abcnews.al