Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

  • Përpjekje destabilizuese për të dëmtuar integrimin 44%
  • Shenjë e krizës politike në vend 31%
  • Shenjë e krizës brenda vetë PD 26%
Loading ... Loading ...
 

Ukraina godet sistemet raketore ruse S-400 dhe Pantsir-S1

schedule15:47 - 25 Shkurt, 2026

schedule 15:47 - 25 Shkurt, 2026

Forcat ukrainase kanë arritur të godasin me sukses një sistem të mbrojtjes kundërajrore të Rusisë në Krimenë e pushtuar.

Gjatë natës së 25 shkurtit, njësitë speciale ukrainase kanë arritur që të shmangin radarët dhe të godasin me dronë sistemet e mbrojtjes kundërajrore në Krime, transmeton Telegrafi.

Si rezultat i këtij sulmi është dëmtuar sistemi raketor S-400, stacioni i radarit 92N6E si dhe elementet përcjellëseve të sistemit raketor S-400.



E një sistem tjetër raketor Pantsir-S1 që ishte mbuluar dhe kamufluar në një zonë malore, është goditur gjithashtu nga operatorët ukrainas të dronëve që e lokalizuan.

Një ditë më parë, ukrainasit përdorën sistemet raketore amerikane ATACMS për të goditur depo municioni të ushtrisë ruse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!