Ukraina godet me dronë një nga rafineritë më moderne ruse

schedule07:44 - 12 Janar, 2025

schedule 07:44 - 12 Janar, 2025

Rusët dhe burime ukrainase raportuan për një sulm me dronë ndaj rafinerisë së naftës Taneko në Tatarstan.

Lajmin e bëri të ditur agjencia ruse Astra dhe Andrii Kovalenko, drejtues i Qendrës për Luftën Kundër Dezinformatave pranë Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës.

Astra raportoi se punëtorët e rafinerisë së naftës në Nizhnekamsk, Tatarstan, janë evakuuar për shkak të kërcënimit nga sulmi me dronë. Kanalet lokale në Telegram kanë shpërndarë pamje të tymit që ngrihet mbi rafinerinë Taneko, ndërsa evakuimi është duke vazhduar. Para sulmit, në aeroportin Nizhnekamsk u aktivizua plani i sigurisë “Kovyor” (Tapeti), një procedurë emergjente për kur objekte të paidentifikuara shfaqen në qiell.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!