Forcat ukrainase sulmojnë bazën ajrore ruse në Krime

schedule10:13 - 27 Korrik, 2024

schedule 10:13 - 27 Korrik, 2024

Autoritetet ukrainase njoftuan se kanë goditur me raketa një aeroport ushtarak rus në gadishullin e Krimesë. Forcat ajrore ruse po e përdornin këtë aeroport për të nisur sulmet në territorin e saj.

Në muajt e fundit, Kievi ka shumëfishuar sulmet me raketa me rreze të gjatë veprimi në Krime dhe në këtë mënyrë, Flota e Detit të Zi të Marinës Ruse, me qendër në Sevastopol, u detyrua të zhvendoste anijet e saj luftarake diku tjetër, në porte më të sigurta.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës konfirmoi gjithashtu se baza ajrore Saki në Krimenë perëndimore u godit.

Pothuajse dy vjet e gjysmë pas shpërthimit të luftës, forcat ukrainase theksojnë se së fundmi kanë goditur disa sisteme ruse të mbrojtjes ajrore të vendosura në Krime, duke përfshirë grupet S-300 dhe S-400.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!