Ukraina: Forcat ruse po vjedhin ventilatorët në Mariupol

schedule11:31 - 30 Prill, 2022

schedule 11:31 - 30 Prill, 2022

Forcat ruse kanë vjedhur ventilatorët në spitalet e Mariupol, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për trajtimin e pacientëve të sëmurë, sipas një deklaratë të këshillit të qytetit të Mariupolit, shkruan skynews.

“Vetëm në spitalet e Mariupolit kishte 60 ventilatorë. Tani, pushtuesit rusë kanë vjedhur ventilatorët dhe po i dërgojnë në Rusi. Në vend që të investojë dhe të zhvillojë mjekësinë e saj, Rusia po grabit të tjerët,” thuhet në deklaratën e këshillit të qytetit.

Forcat ruse kanë rrethuar prej disa javësh tashmë Mariupolin, me mijëra njerëz që kanë mbetur ende të bllokuar në qytet ndërsa shumica e infrastrukturës civile është shkatërruar.

“Për 8 vite ne jemi përpjekur të zhvillojnë çdo fushë jetike. Ndërsa një vëmëndje e veçantë i është kushtuar fushës së mjekësisë.  Por ushtria ruse jo vetëm që shkatërroi qytetin tonë por vrau më shumë se 20,000 banorë të Mariupolit.

Kjo është plaçkitje dhe një krim lufte,” tha kryetari i bashkisë së Mariupolit Vadym Boychenko.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!