Ukraina evakuon civilët nga Kherson, 15 të vdekur nga bombardimet ruse

schedule08:26 - 26 Nëntor, 2022

schedule 08:26 - 26 Nëntor, 2022

Qeveria ukrainase ka nisur evakuimin e civilëve nga qyteti jugor i Ukrainës , Kherson, të cilin forcat ukrainase rimorën kontrollin pas disa muajsh pushtimi rus.

100 persona u transportuan me tren në Khmelnytskyi, në Ukrainën perëndimore, njoftoi Ministria e Infrastrukturës e Ukrainës, të premten në mbrëmje. Mes tyre ishin 26 fëmijë dhe 6 pacientë.

Në presion nga forcat ukrainase, rusët, të cilët kishin marrë kontrollin e qytetit në fillim të marsit, u tërhoqën nga Khersoni në mes të nëntorit.

Megjithatë, ata ndodhen në bregun tjetër të lumit Dnieper. Përveç kësaj, infrastruktura e Khersonit është dëmtuar në atë masë sa qeveria ukrainase ka këshilluar qytetarët që të largohen përkohësisht nga kryeqyteti rajonal.

Ditën e djeshme “15 civilë u vranë dhe 35 u plagosën, duke përfshirë një fëmijë” nga bombardimet ruse në Kherson, tha zyrtarja e administratës ushtarake të qytetit Galina Lugova në një postim në rrjetet sociale.

Strategjia e Rusisë për të shënjestruar infrastrukturën kyçe ndërsa fillon dimri është cilësuar një “krim lufte” për aleatët perëndimorë të Ukrainës dhe është përshkruar si një “krim kundër njerëzimit” nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!