Ukraina emëron ministrin e ri të Mbrojtjes, reagon Rusia

schedule12:07 - 5 Shtator, 2023

schedule 12:07 - 5 Shtator, 2023

Emërimi i ministrit të ri të Mbrojtjes në Ukrainë ka sjellë edhe reagimin e Kremlinit. Sipas autoriteteve ruse vendimi i Ukrainës për të emëruar një ministër të ri të mbrojtjes nuk do të ndryshojë natyrën e qeverisë ukrainase.

Oleksii Reznikov dha dorëheqjen një ditë më parë dhe do të zëvendësohet nga shefi i privatizimit të Ukrainës, Rustem Umerov.

Homologu i tij i ardhshëm rus, Sergei Shoigu, e përshkroi sot kundërsulmin e Ukrainës si krejtësisht të pasuksesshme.

“Forcat e armatosura të Ukrainës nuk i kanë arritur qëllimet e tyre në asnjë front,” tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!