Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina është e përgatitur të organizojë zgjedhje edhe kur lufta me Rusinë vazhdon ende.
“Jam gati për zgjedhje. Dua të them, ne jemi gati, nëse është e nevojshme”, tha Zelenskyy të premten, shkruan Al Jazeera.
Ai pranoi vështirësitë e mundshme, duke përfshirë nevojën për ushtarakë në vijën e parë, për njerëzit në territoret e pushtuara nga Rusia dhe për refugjatët ukrainas për të votuar.
Por ai tha se vendi i tij ishte i gatshëm të organizonte vëzhguesit ndërkombëtarë për të monitoruar zgjedhjet./abcnews.al