Ukraina ka marrë ” rreth 10% të armëve ” që ka kërkuar nga partnerët e saj perëndimorë për tu përballur me ushtrinë ruse në terren, tha sot Ministria e Mbrojtjes.
Sipas zëvendësministres të mbrojtjes së Ukrainës, lufta nuk do të fitohet pa ndihmën e partnerëve perëndimor.
“Nga armët që na duhen, kemi marrë rreth 10%,” tha nënsekretarja e Mbrojtjes Anna Maliar për televizionin ukrainas.
“Përpjekjet e bëra nga Ukraina, profesionalizmi i ushtrisë sonë, nuk kanë rëndësi, pa ndihmën e partnerëve tanë perëndimorë, ne nuk do të mund ta fitojmë këtë luftë”, tha ajo.
Maliar tha se problemi i vonesave në dërgesat duhet të zgjidhet “sepse çdo ditë vonesë është një ditë tjetër në kurriz të jetës së ushtarëve ukrainas , të popullit ukrainas.”
“Nuk mund të presim shumë sepse situata është shumë e vështirë”, tha ajo, sidomos në Donbas, ku rusët kanë avancuar prej javësh dhe kanë marrë pothuajse plotësisht kontrollin e rajonit të Luhanskut.
Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje përsëri vendeve perëndimore të dërgojnë “më shumë armë”.
Ushtria ukrainase “nuk ka mjaft armë me rreze të gjatë veprimi” apo tanke, u tha Zelensky gazetarëve danezë përmes një video-telefonate./abcnews.al/