Ukraina po bën një “luftë mbrojtëse” dhe nuk planifikon të sulmojë infrastrukturën në territorin rus, duke përdorur armët që do të marrë nga SHBA-ja, veçanërisht me raketën Himars.
Kështu ka deklaruar Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymir Zelensky, në një postim në Twitter.
Task #1 today for Russia — to undermine trust between ?? and ??. Ukraine is waging a defensive war and does not plan to use the MLRS to attack facilities in ??. Our partners know where their weapons are used. Any allegations of such intentions – PSYOP of ?? special services.
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) June 3, 2022
“Partnerët tanë e dinë se ku po përdoren armët e tyre. Çdo pretendim se do të përdorim armët amerikane për të sulmuar Rusinë vjen si rezultat i një operacioni psikologjik nga shërbimet speciale ruse,” theksoi Podolyak.
Rikujtojmë se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, tha se do t’i dërgojë Ukrainës një numër të vogël të sistemeve të raketave të teknologjisë së lartë me rreze të mesme veprimi, armë kritike që liderët ukrainas kanë kërkuar që t’u dërgohen, teksa po hasin në vështirësi që të pengojnë përparimin e Rusisë në rajonin e Donbasit.