Ukraina do të “ringjallë” avionin më të madh në botë

schedule14:23 - 25 Maj, 2022

schedule 14:23 - 25 Maj, 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shprehur dëshirën  për të ndërtuar një “Antonov An-225 të dytë”, i njohur gjithashtu si avioni më i madh në botë.

Sipas një raporti nga një uebsajt i lajmeve të aviacionit Airlive, gjatë një takimi me studentët ukrainas, presidenti i vendit Volodymyr Zelensky shprehu interesin e tij për të ndërtuar një tjetër Mriya.

Avioni i ri do të ndërtohet për të përkujtuar humbjen fatkeqe të jetëve gjatë luftës Ukrainë-Rusi dhe veçanërisht gjatë mbrojtjes së Mariupolit.

Avioni  “Antonov An-225” u shkatërrua në Kiev në fund të shkurtit gjatë një sulmi rus.

Kompania prodhuesi e avionit, Antonov, ka filluar tashmë një apel për të mbledhur fondet e nevojshme për rindërtimin e Mriya.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!