Ukraina do të japë “Çmimin e Paqes” për kompanitë që u larguan nga Rusia

schedule09:19 - 28 Mars, 2022

schedule 09:19 - 28 Mars, 2022

Kompanitë ndërkombëtare që pezulluan aktivitetet e tyre në Rusi do t’u jepet “Çmimi i Paqes” nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruan CNN

Kompanitë që u larguan nga Rusia “meritojnë respektin e ukrainasve dhe njerëzve në mbarë botën. Në fund të fundit, indiferenca dhe heshtja janë bashkëfajësi,” tha Andriy Yermak,  shefi i administratës presidenciale.

Yermak u bëri gjithashtu thirrje kompanive të tjera që të marrin vendimin e duhur.

“Është e pamundur të mbështeten krimet e luftës, është e papranueshme të bësh tregti me kriminelët e luftës dhe të fitosh para për vrasjen e civilëve,” tha ai.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës, shumë korporata ndërkombëtare kanë pezulluar aktivitetet në Rusi, duke përfshirë energjinë, transportin, financat dhe teknologjinë.

Në një fjalim në parlamentin francez javën e kaluar, Zelensky u bëri thirrje disa kompanive të biznesit në Francë që të largohen nga tregu rus dhe “të pushojnë së qeni sponsorët e makinerisë së  luftës ruse”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!