Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë trupat e 50 ushtarëve të pajetë

schedule15:19 - 8 Qershor, 2022

schedule 15:19 - 8 Qershor, 2022

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer trupat e pajetë të 50 ushtarëve. Lajmin e bëri të ditur Ministria ukrainase e Riintegrimit. Në një postim në Facebook, autoriteti shtoi se 37 prej luftëtarëve u vranë në fabrikën e çelikut Azovstal, në zonën që konsiderohej deri vonë si qëndresa e fundit e qytetit përpara se forcat ruse të merrnin kontrollin.

“Në vijën e frontit në rajonin e Zaporizhzhya u bë një shkëmbim i trupave të ushtarëve të vdekur midis Ukrainës dhe Rusisë sipas formulës 50 me 50,” tha ministria.

“Procesi i kthimit të trupave të ushtarëve të vdekur ukrainas është në vazhdim”.

Më herët, Ukraina tha se Rusia kishte dorëzuar trupat e 210 luftëtarëve ukrainas që ranë duke mbrojtur qytetin port me rëndësi strategjike të Mariupolit. Sipas njoftimit, shumica e tyre ishin nga fabrika e çelikut Azovstal. Është e paqartë se sa trupa të tjerë kanë mbetur në rrënojat e fabrikës. /abcnews.al/