Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 230 të burgosur

schedule09:37 - 25 Gusht, 2024

schedule 09:37 - 25 Gusht, 2024

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen 230 robër lufte të shtunën, disa javë pasi trupat e Kievit nisi një sulm ndërkufitar në rajonin Kursk. Rusët e liruar të shtunën u kapën në Kursk, njoftuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve, duke cituar ministrinë e mbrojtjes të vendit.

Ministria ruse deklaroi se 115 ushtarë u kthyen “nga territoret e kontrolluara nga regjimi i Kievit”, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se “115 mbrojtës të atdheut janë kthyer në shtëpi sot”.

Ky është shkëmbimi i parë i të burgosurve që kur Ukraina filloi inkursionin e saj në Rusi më 6 gusht.

Kievi e ka deklaruar edhe më herët se një nga qëllimet e ofensivës së Kurskut është kapja e ushtarëve rusë për t’i shkëmbyer me robër lufte ukrainas.

Sipas raportimit të A2 CNN, presidenti Zelensky tha se ushtarët ukrainas të kthyer ishin anëtarë të Gardës Kombëtare, Forcave të Armatosura, Marinës dhe Gardës Kufitare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!