Ukraina dhe Rusia “llogarisin” humbjet që nga fillimi i luftës

schedule15:25 - 23 Prill, 2024

schedule 15:25 - 23 Prill, 2024

Moska dhe Kievi kanë vlerësuar ndarasi humbjet e palës kundërshtare që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, të cilin Rusia e quan një “operacion special”.

“Që nga fillimi i operacionit special ushtarak, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë humbur pothuajse 500,000 njerëz”, tha kreu i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në një takim të kolegjiumit të departamentit të tij, raporton TASS.

Në të njëjtën kohë, pala ukrainase vlerëson se “forcat pushtuese ruse kishin rreth 461.060 ushtarë dhe oficerë të vrarë ose të plagosur që nga fillimi i pushtimit, përfshirë 800 vetëm gjatë ditës së kaluar”, njoftoi portali Ukrinform, duke cituar të dhëna të përditësuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Sipas këtij vlerësimi, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës pretendojnë se kanë shkatërruar 7,241 tanke ruse, 13,916 automjete të blinduara luftarake, 11,765 sisteme artilerie, 348 avionë luftarakë, 325 helikopterë, 9,407 dronë operativë dhe taktikë, 2,117 anije nëndetëse, anije lundrimi, 26 raketa luftarake, 15,845 automjete dhe depozita karburanti dhe 1,936 pajisje speciale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!