Ukraina dhe OKB bëjnë thirrje për zgjatjen e marrëveshjes së eksportit të grurit

schedule20:26 - 8 Mars, 2023

schedule 20:26 - 8 Mars, 2023

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bënë thirrje të mërkurën për zgjatjen e një marrëveshjeje me Moskën që i ka lejuar Kievit të eksportojë grurë përmes porteve të Detit të Zi gjatë pushtimit rus.

Marrëveshja 120-ditore, e ndërmjetësuar fillimisht nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia korrikun e kaluar dhe e zgjatur në nëntor, do të rinovohet më 18 mars nëse asnjë palë nuk kundërshton.

Kërkesat e Rusisë, megjithatë, nuk janë përmbushur ende, tha një burim diplomatik turk, duke shtuar se Ankaraja “po punon shumë fort” për të siguruar vazhdimësinë e marrëveshjes, shkruan Reuters.

Zyrtarja e lartë tregtare e OKB-së, Rebeca Grynspan, e cila udhëtoi me Guterres në kryeqytetin ukrainas, do të takohet me zyrtarë të lartë rusë në Gjenevë javën e ardhshme për të diskutuar zgjatjen e marrëveshjes, tha një zëdhënës i OKB-së.

Rusia, e cila hoqi një bllokadë të tre porteve ukrainase të Detit të Zi sipas marrëveshjes, ka sinjalizuar se pengesat ndaj eksporteve të saj bujqësore duhet të hiqen përpara se të lejojë që marrëveshja të vazhdojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!