Ukraina dhe BE diskutojnë për parandalimin e krizës globale të ushqimit

schedule09:47 - 10 Maj, 2022

schedule 09:47 - 10 Maj, 2022

Ukraina dhe BE-ja kanë diskutuar marrjen e “masave të menjëhershme për të zhbllokuar portet e Ukrainës për eksportimin e  grurit” pasi bllokada e porteve të Ukrainës në Detin e Zi i ka detyruar eksportuesit e drithit të kërkojnë alternativa të tjera, sipas BBC.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai diskutoi parandalimin e “një krize globale ushqimore të shkaktuar nga veprimet agresive të Rusisë” gjatë bisedimeve me presidentin e Këshillit Europian Charles Michel në vizitën e tij në Odesa të hënën.

Përpara se të fillonte lufta, Ukraina eksportonte 4.5 milionë tonë prodhime bujqësore në muaj përmes porteve të saj – 12% të grurit në botë, 15% të misrit dhe 50% të vajit të lulediellit, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Por pushtimi ka dëmtuar kapacitetin e saj të eksportit, me Rusinë që shkatërroi infrastrukturën e transportit dhe bllokoi Odesën, portin kryesor për eksportet e grurit.

“Në portin e Odesa, pashë kapanone plot me drithë, grurë dhe misër gati për eksport,” tha Michel.

“Ky ushqim shumë i nevojshëm është bllokuar për shkak të luftës ruse dhe bllokadës së porteve të Detit të Zi duke shkaktuar pasoja dramatike për vendet e cenueshme. Ne kemi nevojë për një përgjigje globale,” shtoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!