Ukraina: Civilët po torturohen në kampe përqëndrimi

schedule09:34 - 26 Prill, 2022

schedule 09:34 - 26 Prill, 2022

Prokuroria e Kharkivit ka nisur një hetim pasi pretendon se forcat ruse kanë ngritur një “kamp përqendrimi” në qytetin Vovchansk, sipas skynews.

Qyteti verior, në rajonin e Kharkiv, u pushtua nga forcat ruse në fillim të pushtimit rus. Prokuroria tha forcat ruse po përdorin kundër civilëve dhunë fizike dhe psikologjike në kampin e dyshuar, i cili ishte ngritur në ambientet e një fabrike.

Oleh Syniehubov, guvernator i administratës rajonale të Kharkiv, tha se  rusët kishin ngritur një kamp përqendrimi, ku njerëzit i nënshtrohen torturave, detyrohen të bashkëpunojnë dhe  të bashkohen me forcat e armatosura të Federatës Ruse”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!