Ukraina: Bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes së grurit fillojnë brenda një jave

schedule10:57 - 17 Shkurt, 2023

schedule 10:57 - 17 Shkurt, 2023

Negociatat do të fillojnë brenda një jave për zgjatjen e një marrëveshje të mbështetur nga OKB-ja që i ka mundësuar Ukrainës të eksportojë grurë nga portet e bllokuara nga Rusia pas pushtimit të saj, tha të premten një zyrtar i lartë ukrainas.

“Negociatat për zgjatjen e marrëveshjes për eksportin e grurit do të fillojnë brenda një jave dhe më pas do të kuptojmë qëndrimet e të gjitha palëve,” tha zëvendësministri ukrainas i infrastrukturës Yuriy Vaskov gjatë një konference për drithërat në Kiev të organizuar nga konsulenca e bujqësisë ProAgro.

Ai tha se po ushtrohej presion ndaj Rusisë jo vetëm për të zgjatur marrëveshjen por edhe për të përmirësuar mënyrën e funksionimit të tij.

“Ne shohim se armiku ka filluar të vendosë kushte të reja. Ne e kuptojmë se do të jetë e vështirë  siç ishte në nëntor”, tha Vaskov.

/abcnews.al