Ukraina bën të detyrueshme vaksinat anti-Covid për mjekët dhe punonjësit komunalë

schedule13:42 - 11 Nëntor, 2021

schedule 13:42 - 11 Nëntor, 2021

Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës ka propozuar zgjerimin e listës së profesioneve për të cilat vaksinat kundër Covid do të jenë të detyrueshme, si personeli mjekësor dhe punonjësit komunalë.

Tashmë qeveria ka bërë të detyrueshme vaksinën për mësuesit dhe punonjësit e institucioneve shtetërore dhe të pushtetit vendor, në të kundërt ata do të pezullohen nga puna. Ukraina ka regjistruar rekord të infektuarish dhe viktimash gjatë javëve të fundit.  Qeveria ka vendosur  bllokime të rrepta dhe ka promovuar vaksinimin në një përpjekje për të luftuar koronavirusin.

Vendi ka shënuar 3.16 milionë raste dhe 74,857 viktima që nga fillimi i pandemisë. Ukraina është është një nga vendet në Europën Lindore me shkallën më të ulët të  vaksinimit. Vetëm rreth 8.3 milionë persona janë vaksinuar plotësisht.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!