Shefi i ushtrisë së Ukrainës, Valeriy Zaluzhnyi, tha se pothuajse 9,000 ushtarë ukrainas kanë vdekur që kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë në shkurt.
Kjo është hera e parë që Ukraina zbulon shkallën e humbjeve të saj ushtarake që nga fillimi i luftës, i mbrojtur më parë si një sekret i ruajtur fort, shkruan The Guardian.
Është e pamundur të verifikohet në mënyrë të pavarur shifra e paraqitur nga Zaluzhnyi. Komandanti i Përgjithshëm nuk specifikoi nëse totali përfshin të gjitha forcat e armatosura që mbrojnë Ukrainën, përfshirë rojet kufitare. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë më parë se një milion njerëz janë të përfshirë në mbrojtjen e Ukrainës.
Zalyzhniy tha se fëmijët kishin nevojë për mbrojtje në disa pjesë të vendit, përfshirë kryeqytetin Kiev.
Në qershor, pak para se të arrinin pajisjet e kërkuara perëndimore, këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podalyak, tha se deri në 200 ushtarë ukrainas po vdisnin në ditë.
Është e paqartë saktësisht se sa shumë kanë ndihmuar sistemet e reja të raketave me rreze të gjatë veprimi në uljen e numrit të vdekjeve në Ukrainë. Analiza nga një institut me bazë në Uashington, Instituti për Studimin e Luftës, zbuloi se aftësia e armëve të reja për të synuar depot e municioneve kishte ndihmuar në ngadalësimin e aftësisë së Rusisë për të sulmuar forcat ukrainase.
Ukraina pretendon se deri në 45,000 trupa ruse kanë vdekur në Ukrainë që nga shkurti. Megjithatë, CIA e ka vendosur numrin total të rusëve të vdekur më afër 15,000 në korrik. /abcnews.al