Rreth 34,430 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, nga të cilët 200 në 24 orët e fundit. Njoftimin e ka bërë të ditur ushtria ukrainase, sipas mediave të huaja.
Në përditësimin e saj për humbjet e pësuara nga Moska deri më tani, ushtria ukrainase tha se ka rrëzuar 183 helikopterë dhe 620 dronë.
Përveç kësaj, forcat ukrainase pretendojnë se kanë shkatërruar 1,504 tanke ruse, 756 artileri, 3,632 automjete të blinduara, 137 raketa dhe 14 anije.
/abcnews.al