Ushtria e Ukrainës pretendon se gjatë 24 orëve të fundit ka vrarë 960 ushtarë rusë. Sipas shifrave të publikuara nga Kievi, që prej fillimit të luftës forcat ukrainase kanë vrarë 415 640 ushtarë rusë raporton Ukrinform.
Ndërkohë, raportohet se dronët rusë kanë bombarduar qytetet e Odessa-s dhe të Kharkivit.
Në Odessa, sipas mediave ukrainase, një person ka mbetur i vdekur, ndërsa 8 të tjerë janë plagosur, mes tyre një fëmijë.
/abcnews.al