Ukraina bën bilancin e luftës: Kemi vrarë rreth 200 mijë ushtarë rusë që nga fillimi i luftës

schedule12:19 - 8 Maj, 2023

schedule 12:19 - 8 Maj, 2023

Rusia ka humbur 540 ushtarë në vetëm 24 orë, duke çuar numrin e të vrarëve në 194,970 që nga fillimi i luftës në Ukrainë 24 shkurtin e kaluar.

Sipas raportit të ushtrisë ukrainase, deri më sot kanë humbur jetën 194,970 burra, janë shkatërruar 3,730 tanke, 7,253 automjete të blinduara, 3,018 sisteme artilerie, 554 raketahedhës të shumëfishtë, 306 sisteme të mbrojtjes kundërajrore.

Në raportin e ushtrisë ukrainase theksohet gjithashtu se të dhënat po përditësohen për shkak të luftimeve intensive. Gjithashtu bëhet e ditur se Rusia ka humbur 308 avionë, 294 helikopterë, 5958 automjete dhe 2614 dronë.

/abcnews.al