11 ushtarë rusë janë kapur dhe 561 janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit, ka thënë një komandant ukrainas. Gjenerali Oleksandr Tarnavsky, komandanti i Grupit Operacional dhe Strategjik të Forcave Tavria, tha se trupat ukrainase “e mbajnë fort” vijën mbrojtëse.
“Humbjet totale të rusëve arrin në 561 njerëz. 7 tanke, 9 armë kundërajrore, 2 sisteme artilerie, 1mjet kundërajor dhe 19 makina u shkatërruan plotësisht. Gjatë ditës së kaluar, 11 pushtues të tjerë u kapën. Së bashku do të fitojmë. Lavdi Ukrainës”, tha ai.
Tavria është emri i një zone në Ukrainën jugore e cila përbëhet nga disa territore midis lumenjve Dnipro dhe Molochna dhe Krimesë. /abcnews.al