Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina: Asnjë korridor humanitar për të tretën ditë radhazi

schedule08:33 - 19 Prill, 2022

schedule 08:33 - 19 Prill, 2022

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës deklaroi këtë mëngjes se sot nuk do të hapet asnjë korridor humanitar për civilët e bllokuar në qytetet e rrethuara nga ushtria ruse, sipas The Guardian.

Sipas saj, Ukraina dhe Rusia nuk kanë arritur të bien dakord për hapjen e korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga zonat e prekura nga lufta. Kjo është hera e tretë që të dy vendet nuk bien dakord për hapjen e korridoreve humanitare.

Qyteti më i prekur është Mariupol, ku më shumë se 100,000 banorë janë ende në pritje për t’u evakuuar nga zona. Ndërkohë vazhdojnë granatimet intensive në Donbas. Gjithashtu vazhdojnë negociatat për hapjen e korridoreve humanitare në rajonet Kherson dhe Kharkiv.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!