Zëvendëskryeministrja e Ukrainës deklaroi këtë mëngjes se sot nuk do të hapet asnjë korridor humanitar për civilët e bllokuar në qytetet e rrethuara nga ushtria ruse, sipas The Guardian.
Sipas saj, Ukraina dhe Rusia nuk kanë arritur të bien dakord për hapjen e korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga zonat e prekura nga lufta. Kjo është hera e dytë që të dy vendet nuk bien dakord për hapjen e korridoreve humanitare.
Qyteti më i prekur është Mariupol, ku më shumë se 100,000 banorë janë ende në pritje për t’u evakuuar nga zona.
Ushtria ruse ka nisur pushtimin e Ukrainës që prej shkurtit.
/abcneës.al