Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina, anëtare e asociuar në BE? Rama për propozimin e Merz: Vendet kandidate nuk duhet të ndahen

schedule21:00 - 26 Maj, 2026

schedule 21:00 - 26 Maj, 2026

Për kryeministrin Edi Rama, një Europë e bashkuar është një gjë shumë e mirë për kontinentin.

Nga Brukseli, Rama u shpreh lidhur me propozimin e kancelarit gjerman, Merz, që Ukraina të jetë anëtare e asociuar e BE, se vendet kandidate nuk duhet të ndahen.

“Së pari, është shumë me interes dhe e mirëpritur vëmendja e veçantë që kancelari gjerman i kushton zgjerimit, ne e vlerësojmë këtë. Ka qenë temë që nuk është më tabu, jam i kënaqur me këtë, se prej disa vitesh mendoj se duhet gjetur një mënyrë krijuese, sepse jemi në një botë krejt të re. Europa ka një luftë që duhet të merret në tokën e saj. Një Europë e bashkuar është më mirë për të gjithë. As qeveria e Shqipërisë, por vetë PE ka nxjerrë një raport, që mbajtja jonë jashtë është më e kushttueshme. Letra iu është drejtuar udhëheqësve të vendeve anëtare, është diskutim që duhet ta bëjnë ata. Ne presim të zhvillojmë samitin Europë-Ballkanin Perëndimor.



Do kem nderin të ulem me kancelarin dhe ta diskutojmë. Duhet ta shohim gjerësisht, pa nevojën për të provokuar ndokënd, do thoja, kandidatët nuk duhet të ndahen. Po Moldavia? Moldavia iu ka mbijetuar dy agresioneve ruse. Sa për Shqipërinë, jemi kombi më pro-europian në Europë. Ne jemi talebanët e BE. Ne do luftojmë me kokëfortësi për të hyrë brenda. Në Europën e sotme, askush nuk është i vogël mjaftueshëm për t’u lënë në raundin tjetër”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!