Një këshilltar i lartë i presidentit të Ukrainës tha të mërkurën se Rusia ishte fajtore për çdo incident me raketa pas pushtimit të vendit të tij.
“Për mendimin tim, është e nevojshme t’i përmbahemi vetëm një logjike. Lufta filloi dhe po zhvillohet nga Rusia. Rusia sulmon masivisht Ukrainën me raketa”, tha Mykhailo Podolyak në një deklaratë me shkrim pasi presidenti amerikan Joe Biden tha se një raketë që vrau dy njerëz në Poloni ndoshta nuk ishte lëshuar nga Rusia.
“Rusia e ka kthyer pjesën lindore të kontinentit europian në një fushë beteje të paparashikueshme. Synimi, mjetet e ekzekutimit, rreziqet, përshkallëzimi, e gjithë kjo është vetëm Rusia. Dhe nuk mund të ketë shpjegim tjetër për ndonjë incident me raketa”, shtoi ai. /abcnews.al