Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina, 4 vite në luftë/ Ambasadori Shkurov: Kievi kërkon paqe afatgjate, jo konflikt të ngrirë. Mirënjohje për Shqipërinë!

schedule12:40 - 24 Shkurt, 2026

schedule 12:40 - 24 Shkurt, 2026

Ukraina kujton sot 4 vjetorin e sulmeve të para ruse mbi territorin e tyre. Ambasada ukrainase në kryeyqtet po zhvillon një ceremoni përkujtimore për sulmet e përgjakshme në Ukrainë, me pjesëmarrjen e ambasadorit të BE Gonzato, ambasadorit Shkurov dhe përfaqësuesve të tjerë.

Volodymyr Shkurov, ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Ukrainës, si në aspektin politik ashtu edhe në atë humanitar. Shkurov tha se Ukraina nuk kërkon ngrirje të konfliktit, por paqe afatgjate.

“Si rezultat të sulmeve masive, qytete të tëra kanë mbetur pa energji. Njerëz të moshuar, fëmijë, po rrinë në kushte çnjerëzore. Spitalet po qëndrojnë me gjeneratorë. Ne qëndrojmë falë forcës sonë, mësuesve që po mësojnë fëmijët nën strehimet e bombave. Ne rezistojmë falë një shoqërie, kjo është ndërgjegjja e njerëzve që kanë zgjedhur demokracinë. Ne rezistojmë sepse nuk jemi vetëm, falënderojmë ata që na kanë ndihmuar me ushtrinë, ndihma ekonomike. Kjo mbështetje shpëton jetë. Mirënjohje për qeverinë dhe shqiptarët, partnerët tanë të besueshëm që e dinë mirë çmimin e lirisë. Falënderoj miqtë tanë amerikanë dhe evropianë. Mbështetja konsistente dërgon një mesazh që lufta duhet të ndalojë dhe ligji ndërkombëtar duhet të veprojë. Ukraina nuk kërkon një kompromis apo konflikt të ngrirë, por paqe afatgjatë dhe ndaj ne duam paqe në siguri të vërteta garancie. Sot do doja t’i drejtohesha ukrainasve që jetojnë këtu, le të kujtojmë që jemi një pjesë e pandashme këtu. Mirënjohje mbrojtësve të atdheut tonë, ata që kanë dhënë jetën për lirinë ukrainase.”



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!