“Ujqërit” nxjerrin videot: Kështu po i sulmojmë rusët në prapavijë

schedule13:47 - 20 Mars, 2022

schedule 13:47 - 20 Mars, 2022

Batalioni i Operacioneve Speciale të Ukrainës, të quajtur ndryshe edhe si “Ujqërit” janë njësia që vepron në prapavijën e ushtrisë ruse duke goditur autokolonat që dërgojnë ushqime, pajisje mjekësore dhe karburant.

Sulmet e “ujqërve” i kanë shkaktaur dëme të mëdha ushtrisë ruse sipas ukrainasve, në një kohë kur vendasit po përgatiten për një luftë guerrile ndaj pushtuesve.

Në videon e mësipërme duken disa nga sulmet e kryera nga “ujqërit”, të cilët shpesh e filmojnë aktivitetin e tyre me qëllim demoralizimin e rusëve dhe ngritjen e moralit te ukrainasit.

Ukrainasit raportojnë për më shumë se 13 mijë rusë të vrarë që prej fillimit të pushtimit, ndërsa tanket dhe avionët e shkatërruar kalojnë numriin 100.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!