“Ujqërit e plagosur” kërkojnë pikë në transfertë, publikohen formacionet e sfidës Bologna-Roma

schedule17:29 - 17 Dhjetor, 2023

schedule 17:29 - 17 Dhjetor, 2023

Në orën 18:00, Roma e teknikut Jose Mourinho do të sfidojë në “Stadio Renato Dall’Ara”, “Emilianët” e Bologna-s, në sfidën e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A, sfidë në të cilën “Verdhekuqtë” e kryeqytetit vijnë me një sërë mungesash, ku më kryesoret padyshim janë ato të Romelu Lukaku e Paulo Dybala.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Thiago Motta i ka rreshtua në fushë djemtë e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është pozicionuar Ravaglia e para tij në mbrojtje Kristiansen, Calafiori, Beukema e Posch. Më të tërhequr në mesfushë janë Moro e Freuler, me Saelemaekrs, Evan Ferguson e Ndoye, që janë vendosur pas “bomberit” të vetëm, Joshua Zirkzee.

Në krahun tjetër, “luzitani”, Jose Mourino i ka rreshtuar “Gladiatorët” e tij, me formacionin e zakonshëm 3-5-2, ku në portë është vendosur portugez, Rui Patricio e para tij në mbrojtje Mancini, Llorente e Evan Ndicka. Në krahët e mesfushës janë Kristensen e Spinazzola, me qendrën që mbulohet nga Bryan Cristante, Leandro Paredes e kapiteni Lorenzo Pellegrini, ndërsa në sulm janë vendosur Andrea Belotti e Stephan El Shaarawy. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!