Ujku, ujku por çakalli bën kërdinë! 3 muskutjerët dhe zemrat e thyera: Batuta EPIKE e Redonit për Sandrin

schedule17:00 - 29 Tetor, 2020

schedule 17:00 - 29 Tetor, 2020

Në bisedën ekskluzive me 3 muskutjerët nuk mund të mungonin  intervistat ndryshe të Ermal Peçit në ‘Abc e pasdites’. Pasi biseduan për projektet muzikore që pritet të vijnë nga Eltoni, Redoni dhe Sandri, Ermali i përballi me situata të ndryshme në pyetësorin ‘ 3 muskutjeret në skenë dhe jetë’.

A janë ende 3 muskutjeret, 3 personazhe qe thyejnë zemra? Duke dashur të marrë përgjigjen e Aleksandrit, Ermali qesh dhe thotë Redon, duke thënë me shaka se namin e ka Redoni, teksa përgjigja e tij është epike:

‘Nuk e di pse thashë Redon, Sandri, por e kam me ty. Ndoshta se Redi ka namin’ – tha Ermali dhe qeshin të katërt. Në këtë moment Redoni ndërhyn:

‘Ujku, ujku, por çakalli bën kërdinë’ – tha Redi duke iu drejtuar Sandrit.

‘Ça çakalli thua mo Red, ca zemra thyej unë. Unë jam 100 vjeç’ – shtoi Gjoka dhe të qëshurat nuk ndalonin.

Ndiqni për më shumë intervistën në Youtube.